Zeka: Liridona ia ka treguar problemet që kishte me Murselin, Behgjet Pacollit

7 Dhjetor 2023 | 16:00

Gazetari Milaim Zeka ka folur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë në Prishtinë, vrasje në të cilën dyshohet se porositës ka qenë bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Zeka në një intervistë për Euronews Albania,  theksoi se Naimi me Liridonën ka pasur probleme ndërsa i sigurt tha se kjo e fundit ia ka treguar problemet që kishte me bashkëshortin Behgjet Pacollit.

Mes tjerash ai nënvizoi se Naim Murseli ka bërë jetë luksi, duke shtuar se në vitin 2019 kanë paraqitur në një Gjykatë në Suedi, kërkesën për divorc.

“Naimi nuk ishte njeri i mirë dhe të garantoj me jetë se në rast se Naim Murseli nuk ia ka treguar problemet Pacollit me Liridonën, Liridona ia ka treguar Pacollit problemet që kishte me Murselin. Që në vitin 2019 është paraqit kërkesa për divorc në Suedi. I kam dhe informacionet se sa të ardhura kanë pasur gjatë vitit 2022 dhe prej nga Naimi ka bërë një jetë kaq të shfrenuar dhe luksi. Ky ka foto në facebook foto me Rita Orë, Dua Lipën, këngëtarë të famshëm. Murseli kishte fotografi me fëmijët por jo me Liridonën”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024