“Isha me bashkëshorten”- Milaim Zeka: Si më inçizoi mashtruesi Naim Murseli në Suedi

7 Dhjetor 2023 | 16:27

Gazetari Miliam Zeka ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

Zeka zbuloi disa episode interesante nga takimet e tij me Naim Murselin, të cilin e cilësoi si një mashtrues dhe intigrant shumë të madh.

Gazetari tha se 12 vite më parë ishte takuar me Naimin në Suedi, teksa ishte në një qendër tregtare me bashkëshorten.

Sipas tij Naimi e kishte inçizuar bisedën me telefon dhe e kishte publikuar në rrjetet e tij sociale si intervistë me gazetarin Milaim Zeka.

“Jami i bindur dhe diçka e them me bindje se Naimi ka qenë shkaktari i armiqësimit të Behgjet Pacollit me shumë njerëz. Ka qenë një njeri mashtrues dhe intrigant dhe kjo ka qenë arsyeja pse e kam refuzuar atë njeri të ulet në tavolinën time kur kam shkuar në hotelin e Pacollit.

Unë e kam njohur shumë mirë Naimin. Të gjithë e kanë njihur Naimin, e ka njohur edhe Edi Rama. Ti e ke lexuar që e ka njohur dhe Blendi Fevziu dhe tha që ka dashur t’i shkruaj një mesazh ngushëllimi.

Por unë nuk kam ndenjtur me të. Gruaja më tha a të kujtohet kur e takuam në Suedi. Ishim në një qendër tregtare para 12 viteve dhe erdhi na takoi, hapi telefonin na regjistronte dhe më pyeti mua pse keni ardhur këtu. Kur dëgjova pastaj kishte publikuar në rrjetet sociale për klikime intervistë me mua në Suedi. I tillë ka qenë”, tha Zeka.

Gazetari shtoi se asnjëherë nuk e ka kuptuar si një personalitet si Behgjet Pacoilli të shoqërohej me një person intrigant të tillë.

“Ishte tip imponues dhe ka udhëtuar pafundësisht me Behgjet Pacollin. Ka qenë dhe në dasmën e vajzës së Trump me Behgjet Pacollin.

Unë gjithmonë jam habitur se si një mashtrues kaq i madh ka qenë kaq afër një njeriu siç është Behgjet Pacolli”, tha Zeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024