“Festojnë Shën Valentinin në shkolla 9-vjeçare”, Mërtiri: Raporti i PISA, i pritshëm

8 Dhjetor 2023 | 14:15

Sociologu Ergys Mërtiri ishte këtë të premte në Euronews Albania për të folur rreth raportit të PISA sipas të cilit rezultoi se nxënësit në Shqipëri kanë njohuri shumë të dobëta të përgjithshme. Mërtiri tha se kjo vjen si rezultat pasi në  fokus të shkollave nuk janë fëmijët dhe mësuesit.

Ai tha gjithashtu se në vendin tonë u kushtohet më shumë rëndësi festave dhe organizimeve të ndryshme të cilat shpesh nuk kanë asnjë lidhje me nxënësit dhe përmendi këtu faktin se në shkollat 9-vjeçare bëhen orë të shkurtra për festa si Halloween dhe Shën Valentini.

“Shkollat nuk kanë në fokus fëmijët dhe mësuesit, mësuesit si instrumenti me të cilin ti edukon fëmijën. Nuk ka një studim, po të pyesësh të gjithë elementët, janë të shkëputur nga njëra-tjetra nuk janë të integruara.

Vetë shkolla nuk ka fokus. Unë kam parë që mësuesit organizojnë për Halloween, ekskursion apo party me nxënësit apo bëjnë orë të shkurtuara për Halloween apo për Shën Valentin. Fëmijët në 9-vjeçare, ça po i përcjellë? Kur shkolla të  kultivon festimin e kungujve, sigurisht që kunguj do prodhojë dhe do reflektohet te PISA kungullizimi i sistemit arsimor shqiptar”, -tha Ergys Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024