Shpenzimet për lodra fëmijësh, këtë vit erdhi mall me vlerë 13 milionë euro
Lodrat e fëmijëve që kanë ardhur këtë vit në Shqipëri kushtojnë 13 milionë euro. Ato janë importuar kryesisht nga Kina, Greqia e Italia.
Tregu i lodrave të fëmijëve, zë një vend të rëndësishëm në buxhetin e familjeve shqiptare, të cilët në prag të festave të fundvitit shpenzojnë më shumë.
E lidhur me plotësimin e dëshirave dhe kënaqësinë e fëmijvë, lodrat e sjella këtë vit kushtojnë rreth 13 milionë euro.
Të dhënat e nxjerra nga Doganat, tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor, janë importuar 1.7 tonë lodra, dhe sasia më e madhe e tyre blihet dhe shpërndahet këtë muaj, si pjesë e traditës së festave për të bërë dhurata.
Por cilat janë shtetet që furnizojnë tregun e lodrave në Shqipëri? Peshën më të madhe e zë Kina, e cila ka sjell mall me vlerë 5 milionë euro. Pas saj vjen Greqia, me 2 milionë euro dhe Italia me 1.7 milionë euro.
Më tej tregu hapet edhe në 48 shtete të tjera që furnizojnë me lodra vendin tonë, ku peshë të konsiderueshmë zënë edhe nga importet nga Turqia, Serbia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq