Sacchi këshillon Shqipërinë për Euro 2024: Kujdes nga gjermanët

9 Dhjetor 2023 | 19:17

Trajneri kampion i Serisë A me Milanin në sezonin 87-88 dhe finalist me kombëtaren e Italisë në botërorin e 94-ës, Arrigo Sacchi ishte këtë të shtunë në Tiranë, nga ku analizoi shortin e Euro 2024. Së pari, u ndal dhe foli për Italinë e tij, e cila po kalon një formë jo shumë të mirë

“Nuk kishte ku të shkonte më keq për Italinë (qesh). Por, e merituar, sepse ishim në vazon e fundit. Nëse mendojnë se do të jetë një ndeshje e thjeshtë, do ta paguajnë. Për fat të keq jemi mbrapa, sepse na iku një trajner dhe erdhi një tjetër, që gjithsesi është i zoti”, tha Sacchi.

Sacchi nuk nguroi të këshillonte dhe Shqipërinë e Sylvinhos.

“Të luajë pa frikë. Të provojë të luajë futboll si skuadër, jo me individë. Sekreti i futbollit është ky: një për një bën gjithmonë një. Por, një për 11 bën 11. Kjo bën ndryshimin. Milani im luante si ekip, në mbrojtje dhe në sulm. Luanim kompaktë”, tha ai.

Ndeshja e parë e Shqipërisë në finalet e kampionatit evropian është pikërisht ndaj Italisë, për të cilin trajner legjendar ka diçka për të thënë.

“Të fitojë gjithmonë ai që e meriton. Për mua një fitore pa meritë nuk është një fitore! Kështu që nëse do të luaj më mirë (Shqipëria) është e drejtë të fitojë”, u shpreh trajneri italian.

Kur bëhet fjalë për një ekip që nuk duhet nënvlerësuar, Sacchi e ka një emër.

“Ata do të luajnë në Gjermani, dhe kjo ka rendësi, pra kujdes nga gjermanët (qesh)”, u shpreh ai.

Arrigo Sacchi ishte i pranishëm në Tiranë këtë të shtunë ku njoftoi hapjen e ekspozitës së Paolo Rossit, një tjetër legjende të Italisë, i cili fitoi botërorin me axurrët.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026