“Ministrat 10 vite dëm ekonomik”-Gashi: Rama thotë “më votoni, po pastroj politikën”
Pedagogu Shpend Gashi është shprehur se kryeministri Edi Rama hedh bashkëpunëtorët e tij poshtë, pra në duart e drejtësisë, për të shpëtuar veten e vetë.
Komentet Gashi i bëri në Euronews Albania, ku tha se është absurditet sesi Rama kërkon votën duke thënë se po i spastron njerëzit e tij që sipas pedagogut, i kanë bërë 10 vite dëm ekonomik shtetit.
“Zotëria edhe hiqet si kapiten, por nga ana tjetër edhe i hedh ato, hedh njerëz për të lëhtësuar peshë. Hodhi Ben Ahmetajn, hodhi Saimir Tahirin, hodhi Konën edhe sa të tjerë do hedhi. Për veten e vetë.
Edhe thotë tani më votoni mua se unë po i spastroj. Po si po spastron ti, 10 vite dëm ekonomik buxhetit të shtetit nga njerëzit që i ke emëruar ti dhe tani thua po spastroj politikën? Thotë më jepni votën se unë po i pastroj këta pasi janë ushqyer mirë e mirë? Po ky është absurd logjik”, tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës