Basha u shtrin dorën demokratëve: Ejani jepni kontributin në partinë tuaj

11 Dhjetor 2023 | 18:51

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Pallatin e Kongreseve, ku po festohet 33-vjetori i themelimit të PD iu bëri thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen për rtë dhënë kontributin e tyre në parti.

Teksa bëri një ‘mea culpa’ para demokratëve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve me këtë rast, Basha bëri një thirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike

“Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite. Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve të saj,  është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia e njerëzve të lirë është partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombëtar të shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve! Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026