A e bllokoi Greqia hapjen e kapitujve në Bruksel? Gazetari: Ja pse na refuzoi BE
Këtë të mërkurë mbahet në Bruksel takimi mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.
Në fokus të këtij takimi pritet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve të rajonit. Kryeministri Edi Rama është në krye të delegacionit shqiptar dhe do të marrë pjesë në seancën e orës 17:00. Me interes do të jetë edhe qëndrimi i Greqisë nëse do të pengojë apo jo hapjen e grup-kapitujve të Shqipërisë për shkak të çështjes ‘Beleri’.
Gazetari Panajot Barka tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëdhënia me Greqinë nuk duhet parë e lidhur vetëm më çështjen Beleri që sipas tij është dytësore.
Barka u shpreh se në raportin që doli nga takimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë, politika e brendshme përbën faktorin e parë refuzues nga BE.
“Duhet t’i shohim problemet pak më gjerë dhe jo të lidhura me një person. Në raportin që doli nga takimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë, politika përbën faktorin e parë që përcaktoi qëndrimin refuzues të BE dhe në këtë kontekst erdhi rasti i Greqisë për të mbyllur këtë refuzim dhe fokusimi tek e gjithë përgjegjësia tek pala greke nuk përbën realitetin. Ky kanalizim për të evidentuar rolin negativ të Greqisë nuk i shërben as marrëdhënieve mes dy vendeve as integrimit në BE. Primare duhet parë situata politika e brendshme, mungesa e dialogut dhe mungesa e shtetit ligjor në raport me qytetarët. Greqia është një shtet shumë serioz dhe duhet të ketë menduar shumë për këtë hap”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut