Radoiçiç do ekstradohet në Kosovë? Avokati serb: S’ka shanse, janë disa kushte…
Avokati serb Cedomir Stojkoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se “nuk ka asnjë shans” që të bëhet i mundur ekstradimi i Milan Radoiçiçit për në Kosovë.
Për Raodiçiçin është lëshuar një urdhër arresti nga Interpoli, por sipas avokatit Serbia gjithsesi nuk mund ta ekstradojë atë për në Kosovë dhe kjo nuk ka të bëjë me politikat e Vuçiçit, por me ligjet e shtetit serb.
“Nuk ka shanse që Milan Radoiçiçi të ekstradohet në Kosovë, por kjo nuk ka lidhje me politikat e Aleksandër Vuçiç. Kjo është e lidhur me ligjin dhe legjislacionin në Serbi, sepse për Serbinë, Kosova nuk është një vend i pavarur dhe nuk ka gjykatës në serbi që do të shkelje ligjin për të ekstraduar një qytetar serb në Kosovë.
Për të bërë këtë ekstradim Serbia duhet të njoh Kosovën si shtet, të bëjë edhe marrëveshjen për ekstradimin e më pas mund të bëhet ekstradimi”,-tha avokati serb.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë