“Serbia zyrtarizoi dështimin e dialogut”, BE: Marrëveshje detyruese për të dyja palë

Flamujt të Bashkimit Evropian
17 Dhjetor 2023 | 12:48

Bashkimi Evropian ka shprehur qëndrimin se Serbia është ligjërisht e detyruar te zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, një ditë pasi kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, konfirmoi me shkrim se shteti i saj nuk e ka ndërmend që t’i zbatojë.

Këtë qëndrim Bërnabiç e shprehu në emër të Serbisë, si rezervë ndaj deklaratës së miratuar në Samitin e liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, theksoi se natyra detyruese e dakordimit të marrëveshjeve ka qenë qëndrim konsistent i bllokut.

Në deklaratën e miratuar të mërkurën në Bruksel nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë pa kushte dhe në tërësi këtë marrëveshje.

Kosova dhe Serbia pasi pranuan propozimin franko-gjerman, në shkurt të këtij vitit ranë dakord për zbatimin e tij që mori formën e një marrëveshjeje mes tyre, të njohur më pas si Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Raporteve me Kosovën. Me ndërmjetësimin e BE-së, që të dyja palët u pajtuan për aneks-zbatimin e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
20:44 | 23/06/2026