Problemet me të folurin te fëmijët, shtohet numri i rasteve në Elbasan

18 Dhjetor 2023 | 18:18

Problemet dhe vonesat në të folur te fëmijët ka ngritur alarmin në Elbasan. Mjekët logopedë thonë se numri i atyre që kanë nevojë për kujdes të dedikuar, po rritet ditë pas dite.

“Tek mua si specialist i çrregullimeve të gjuhës dhe komunikimit paraqiten rreth 20 raste, por kjo shifër është akoma më e lartë në rang qyteti”, tha mjeku logoped, Ardit Bërdufi.

Faktorët gjenetik, por edhe qëndrimi me orë të gjata në pajisjet teknologjike janë shkaqet kryesore që fëmijët e sotëm shfaqin probleme në të folur.

“Realisht unë do ta filloja nga faktori gjenetik, ku shumica e fëmijëve me çrregullime të gjuhës dhe të komunikimit ka një histori familjare. 01: 16 “Por një nga faktorët që shikohet kohët e fundit që ka një ndikim shumë të madh është përdorimi i paisjeve elektonike. Të cilat kanë sjellë një frenim në të folur, një frenim të imagjinatës dhe kreativitetit gjuhësor të këtyre fëmijëve”, tha mjeku logoped, Ardit Bërdufi.

Mjeku logopet, thekson për Euronews Albania se kur duhet të shqetësohen prindërit, për të folurën tek fëmija tyre.

“Viti i parë i jetës është shumë i rëndësishëm, 12 muaj e parë janë thelbësor për zhvillimin e gjuhës dhe të komunikimit. Truri i fëmijës është i pastimukuar dhe pret që të mbushet me informacionet e nevojshme”, tha mjeku logoped, Ardit Bërdufi.

“Në rreth 12 muaj ose 13 muaj e parë fëmija duhet të flasë fjalën e parë, kur kjo vonon ateher është një paralajmërim dhe prindërit duhet të paraqiten tek një specialit i gjuhës  dhe komunikimit”, tha mjeku logoped, Ardit Bërdufi.

Mjekët këshillojnë prindërit që të angazhohen më tepër me fëmijët e tyre, t’i mbajnë larg pajisjeve teknologjike si dhe t`i përfshijnë ata më shumë në aktivitete fizike.

Një grup euro-deputetësh ka vizituar Lindjen e Mesme për t’u njohur nga afër me situatën në Gaza. Ata kanë bërë thirrje për një armëpushim me qëllim shpërndarjen e ndihmave humanitare. Edhe Shtetet e Bashkuara, përmes sekretarit të Mbrojtjes Lloid Ostin i kanë kërkuar shtetit hebre kufizimin e dëmeve ndaj civilëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026