Klevis Balliu flet për protestën: Pse ishte ai numër njerëzish
Klevis Balliu tha se nuk mund të pritej që protesta e opozitës e zhvilluar këtë të hënë të kishte një pjesëmarrje të madhe, ashtu siç nuk pritet të ndodh as në protestat në vijim pasi sipas tij njerëzit kanë edhe probleme të tjera dhe nuk mund të vijnë nga qytetet e tjera.
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ai tha se më e rëndësishme se numrat e protestuesve në këtë rast është kauza e protestës, a është ajo e drejtë apo jo.
“Tani për një protestë që është bërë, unë e them duhet bërë çdo ditë e çdo natë. Ju e caktuat numrin që 300 paskan qenë, ynë që merrem me këtë punë nuk e caktoj dot. Unë po them 3 po të ishin, a dalin aty? A është kauza e tyre e drejtë? Shumicën e ka pasur edhe Hitleri, por nuk justifikohen krimet e tij.
Kauzën a e kishin të drejtë protestuesit që ishin aty? Këta protestues do jenë ata që do dalin aty edhe të enjten, në orën 9 të mëngjesit do dalin para parlamentit. Mendoni ju se këto do jenë protesta me qindra mijëra njerëz? Njerëzit patjetër që kanë probleme, patjetër që s’do nisen nga Vlorë e nga Dibra, do jenë nga Tirana. Po të donim e bënim të shtunën pasdite, e mbushnim sheshin plotë”,-tha Klevis Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme