“10 vite që prisja të bëhesha nënë” – Mjekja flet për binjaket për herë të parë
Mjekja Aurora Dollenberg, mjekja shqiptare në Gjermani është bërë nënë e dy binjakeve me partnerin e saj gjerman informaticienin Gotz Dollenberg.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ajo tregoi emocionet e jashtëzakonshme të përjetuara teksa ka mbajtur në dorë fëmijët e saj.
Mjekja tha se me bashkëshortin dëshironin të kishin të paktën një fëmijë, duke qenë se janë shumë të ngarkuar profesionalisht, por dëshira e zemrës ishte të kishte 2 dhe Zoti ia plotësoi.
“E kishim planifikuar, unë dhe bashkëshorti jemi të lidhur me planifikimin e jetës, dhe duke qenë se kemi arritur në një pikë që mendojmë se i kemi arritur qëllimet profesionale, ishte momenti të krijonim familjen tonë të vogël. Dëshironim të paktën një fëmijë, duke qenë se jemi shumë të zënë me punën. Dëshira e zemrës ishte të kisha dy fëmijë, por nuk e kisha të lehët të shkëputesha për një kohë të gjatë nga puna, kështu që Zoti duket sikur ma ka dëgjuar zemrën dhe kështu, një rrugë e dy punë. Prindërit e mi kanë më shumë se sa 10 vjet që prisnin që unë të bëhesha nënë”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut