Mjekja nga Gjermania: Është normale të humbësh edhe 23 kg për 1 vit
Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave i dha dritën jeshile Zepboundit, një ilaç i ri për humbje peshe nga prodhuesi Eli Lilly, i cili tregoi gjatë provave klinike se mund t`i ndihmonte njerëzit të humbisnin më shumë se 23 kilogramë në 16 muaj.
Mjekja Aurora Dollenberg në një lidhje për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se të humbasësh 23 kilogram për një vit nuk është shumë, pasi ngjason me rënien në peshë.
Mes tjerash ajo rekomandoi që mos të përdoren ilaçe për humbjen e peshës në një kohë shumë të shkurtër pasi ka efekte anësore.
“Të humbasësh 23 kg për një vit nuk është shumë. Kjo i ngjason më tepër rënies në peshë. Unë do ju rekomandoja Zepbound dhe pse është një medikamnent shumë i shtrenjtë dhe për Shqipërinë mendoj se është një medikament jo shumë i përshtatshëm për shkak të kostos. Është mirë që medikamenti ta nxisë metabolizmin që të ju djegë kaloritë shpejt, por nëse e konsumon dhe e shtyn me organizmin që ato depot dhjamore t’i shkatërrojnë brenda një periudhe një mujore, patjetër që do të kemi dhe efekte anësore”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
- 14:34 Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao