Analisti: Kosova është në gjendje lufte, aksionet ushtarake mund të bëhen më masive
Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se sipas tij mund të ketë sërish konflikte në Kosovë në gjysmën e dytë të janarit.
ai u shpreh se që prej 24 shtatorit Kosova është në një gjendje lufte ndërsa shtoi se duket se provokimet nga ana e Serbisë nuk kanë për të mbaruar, sidomos për sa kohë nuk ka një përgjigje të ashpër nga perëndimi.
“Gjithsesi udhëheqësit e Perëndimit e kanë kuptuar qartë se Kosova që prej 24 shtatorit është në gjendje lufte. Rikthimi i aksioneve ushtarake të të njëjtës natyrë, ndoshta edhe pak më masive është i mundur.
Unë pres që diçka e tillë të ndodhë pas Kërshëndellave ortodokse në pjesën e dytë të janarit, nëse nuk do të kemi një përgjigje më të ashpër nga perëndimi.
Nëse të kujtohet, në konferencën e shtypit, pas vizitës së Stoltenbergut në Beograd, Vuçiç gati hapur u shpreh se ata janë zot të dërgimit të ushtrisë kudo që duan. Në logjikën e luftës që dominon në Serbi, duket se provokime të asaj natyre do kemi çdo herë”,-tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West