“Masat ndaj Kosovës janë të padrejta”, Viola Von Cramon: BE duhet ti rishikojë
Vëzhguesja e Parlamentit Europian në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, Viola Von Cramon tha për Euronews Albania se masat e marra kundër Kosovës, janë të padrejta.
Viola Von Cramon theksoi se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Europian ti rishikojë masat ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme hapat e marrëveshjes të fillojnë të respektohen.
“Absolutisht jo! Ne e kemi thënë mbi të ashtuquajturat masa negative ndaj Kosovës, nuk janë të drejta. Ne duhet të bindim Parlamentin Europian, Bashkimin Europian dhe komision që ti rishikojë ato.
Kjo besoj se do të jetë një nga detyrat kryesore për vitin e ardhshëm ndaj është edhe e rëndësishme që hapat e marrëveshjes të fillojnë të respektohen në mënyrë që Brukseli t’i heqë këto masa, pasi ndryshe nuk do të ketë më investime, nuk do të ketë fonde, pasi BE-ja nuk do t’i lëshojë lehtësisht”,-tha raportuesja e PE.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West