A do e mbështesë më SHBA, Kosovën? Maqedonci: Ja çfarë më thanë në Washington

22 Dhjetor 2023 | 12:53

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tregoi në një intervistë për Euronews Albania, se gjatë vizitës zyrtare në SHBA kishte marrë mbështetjen e DASH në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe më gjerë.

Maqedonci tha se ishte takuar me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili në emër të SHBA i kishte konfirmuar vijimin e mbështetjen në aspektin e sigurisë.

“Kemi pasur një vizitë të frytshme në SHBA, nga datat 13-18 kam qenë në vizitë zyrtare në SHBA ku kam takuar figura të larta politike, duke përfshirë takimin me sekretarin për Evropën dhe Euro-Azinë në DASH. Kemi diskutuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejshëm, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai konfirmoi në emër të SHBA, mbështetjen e SHBA që do vijojë në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë dhe më gjerë”, tha ministri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026