Protestat në Serbi, demonstruesit përpiqen të sulmojnë Bashkinë e Beogradit

25 Dhjetor 2023 | 07:57

Policia në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat që protestonin për mashtrimin e dyshuar në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar.

Sipas mediave të huaja, ata ndërhynë pasi disa nga turma jashtë Bashkisë së Beogradit thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin me forcë.

Aktivistët e opozitës thonë se policia përdori forcë të tepruar të dielën.

Ata thonë se qeveria manipuloi zgjedhjet e fituara nga partia në pushtet. Presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se akuzat janë “plehra dhe gënjeshtra”.

Bashkëdrejtuesi i Frontit të Gjelbër të Majtë, Radomir Lazovic, thotë se oficerët e rrahën atë dhe një numër njerëzish të tjerë me shkopinj.

Ka pasur protesta paqësore çdo mbrëmje që nga zgjedhjet kombëtare dhe lokale të javës së kaluar. Të dielën ishte hera e parë që ato u bënë të dhunshme.

Mbështetësit e koalicionit opozitar ‘Serbia kundër dhunës’ u përpoqën të hynin në bashkinë e qytetit.

Srdjan Milivojeviç dhe Vladimir Obradoviç, dy udhëheqës të opozitës, u përpoqën të hapnin derën e ndërtesës. Policia përdori sprej piper për të zmbrapsur protestuesit.

Drejtuesit e opozitës dyshojnë se agjentët e ‘provokatorëve’ janë përfshirë në thyerjen e xhamave, duke shkaktuar ndërhyrjen e policisë.

Sofija Mandiç, një avokate, u tha të mbledhurve se Vuçiç duhet “të dorëzojë pushtetin në mënyrë paqësore”. Qeveria po “uzurponte” pushtetin, shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026