Pronari i fabrikës së ujit gjendet i vdekur me gruan në banesë, nisin hetimet

25 Dhjetor 2023 | 15:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Junik të Gjakovës ku Mic Tofaj pronar i fabrikës së ujit “Juniku” dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Bëhet e ditur se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha Nikçi duke shtuar se trupat do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore.

E ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, më herët një faqe me emrin “Deçani” shkroi pak më herët në Facebook se ata vdiqën “si pasojë e plasjes së një bumbole gazi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026