Zjarri në Lushnjë/ Specialisti i policisë: Po vijojmë kontrollet në çdo kat e hyrje

25 Dhjetor 2023 | 17:50

Zjarri i rënë në një qendër tregtare në Lushnjë duket se po vijon. Sipas specialistet të policisë, i cili foli për kamerat e Euronews Albania, tashmë janë evakuuar të gjithë njerëzit e ndodhur në qendrën tregtare.

Megjithatë ai shtoi se po vijohet me kontrollin e objektit nëse ka ende persona të bllokuar, ndërsa informacionin po e marrin nga qytetarët që kanë treguar mbi gjendjen e njerëzve sipër.

“Operacioni ka filluar prej dy orësh dhe tani jemi në fazën përfundimtare. Janë evakuuar të gjithë njerëzit. Në spital janë rreth 19 v eta, asnjë nuk ka probleme të rënda. Po vijon puna për kontrollin e të gjithë objektit. Janë vetë qytetarët që po informojnë mbi situatën dhe mbi gjendjen e njerëzve sipër”,-tha specialisti i policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026