A mund ta kryejë masën e arresit në seli të PD? Avokati: Berisha do arrestohej nëse…

26 Dhjetor 2023 | 13:53

Avokati Arben Llangozi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund ta kryejë masën e “arrestit të shtëpisë” (nëse e vendos gjykata) në selinë e Partisë Demokratike.

Komentet Llangozi i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se Berisha mund të arrestohej nëse do të shkelte masën dhe do të dilte nga banesa.

Ai tha gjithashtu se Berishës gjatë qëndrimit në shtëpi mund t’i ndalojnë kontaktet fizike me persona të tjerë, por jo komunikimin përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

“Masa është ajo e arrestit në shtëpi. Berisha do të deklarojë një vend ku do të qëndrojë. Nuk mendoj se Berisha mund të zgjedhë selinë e PD si banesë për izolimin, sepse ajo është një vend public dhe edhe nëse e kërkon Berisha, nuk mendoj se do e lejojë gjykata.

Ka precedëntë që ndalohet kontakti me persona të tjerë, por jo mjetet e komunikimit. Bëhet fjalë për kontaktin fizik. Nuk mund t’i ndalosh ti përdorimin e Facebook, telefonit, televizorit. Sepse edhe në burg televizorët janë të lejuar, jo të ndaluar.

Nëse Berisha do të dilte nga shtëpia pas masës së arrestit, atëherë besoj se kërkesa e SPAK do të ishte më e rëndë, si ajo e arrestit në burg”, tha Llangozi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026