“Po torturojnë të rinjtë”- Nuk ndalen protestat për zgjedhjet në Serbi

27 Dhjetor 2023 | 16:14

Për të nëntën natë rresht, partitë e opozitës dhe aktivistët u mblodhën përpara selisë së Komisionit Elektoral të Republikës në Beograd.

Protestat po mbahen për shkak të parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit, me koalicionin ‘Serbia kundër dhunës’ që kërkon që zgjedhjet të anulohen. Nga institucioni elektoral, turma u drejtua për tek Pallati i Drejtësisë. Kërkesa kryesore kësaj radhe ishte lirimi i studentëve, rreth 30 vetë, të burgosur pas protestave të së dielës.

Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Beogradit, Vladimir Obradoviç deklaroi se të rinjtë serbë po arrestohen dhe torturohen.

Pas protestave të dhunshme ku pati me dhjetëra të arrestuar presidenti Aleksander Vuçiç u shpreh se shteti do të reagojë. Sipas tij qyteti i Beogradit po shkatërrohet për shkak të “qëllimeve të pista politike” duke nenvizuar edhe njëherë faktin për ndërhyrje të huaj.

Që prej zgjedhjeve të 17 dhjtorit opozita serbe del çdo natë në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i cilësojnë të manipuluara nga partia në pushtet.

Protestuesit kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se ishin te karakterizuara nga manipulimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026