Firmave të modës ‘fast-food’ u bëhet thirrje të heqin dorë nga sloganet feministe këtë 8 Mars

8 Mars 2021 | 16:53

Dita ndërkombëtare e gruas është një ditë kremtimi i grave nga e gjithë bota, të cilat meritojnë të celebrohen në këtë kohë kur shtypja dhe vështirësitë e tyre ende vazhdojnë. Data 8 Mars është e zgjedhur apostafat për të kujtuar ditën kur punonjëset e tekstilit në Rusi në vitin 1917, u ngritën në protesta dhe grevë me sloganin “bukë dhe paqe”.

Të gjithë e dimë që 8 Marsi gjithnjë përfundon duke qenë një miks mes paneleve të grave që flasin rreth temave si dhuna ndaj grave, persekutimi, etj. Por mund edhe të marri formën e një kutie postare të mbytur me email-e që ofrojnë një kupon që heq 10% nga blerja e një bluze që shkruan #timundesh.

Marifete publicitare për të hequr vëmendjen nga praktikat shfrytëzuese

Kur firma Pretty Little Thing lajmërojë sot se do të niste fushatën e shitjeve të bluzave me sloganet “vajzat mbështesin vajzat” apo “e fuqizuar”, dyshimet ishin të shumta. PLT ngre pretendimin se të gjithë përfitimet do t’i dhurohen organizatës bamirëse, Girls Inc.   

Bluzat po shiten për £10. Sidoqoftë, Pretty Little Thing (pjesë e kompanisë Boohoo) është bërë pjesë e një hetimi ku akuzohen se janë të përfshirë në skandalin e punonjësve të cilët paguhen rroga tmerrësisht të ulta dhe punojnë në kushte tërësisht nën normalen.

Për një firmë si PLT, këto marifete publicitare me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, janë një fyerje për gratë të cilat ata i shfrytëzojnë vazhdimisht për të prodhuar veshjet e tyre, përfshi këto bluza me slogane “feministe”. Gjëja e vërtetë feministe që ata duhet të bënin këtë 8 Mars ishte të tregonin transparencë në lidhje me fabrikat e tyre të prodhimit si dhe të implementonin një model që ndalon mbi-prodhimin e veshjeve të përbëra nga plastikat e padegradueshme.

PLT dhe Boohoo nuk janë të vetmet firma fajtore të shfrytëzimit të fuqisë punëtore të gruas dhe jo vetëm.  

SHFRYTËZIMI I GRAVE PËR QËLLIME PËRFITUESE

Vetëm një muaj më parë, një punonjëse veshjesh 20 vjecare që punonte për fabrikën e H&M në Tamil, dyshohet të jetë vrarë nga eprori i saj pasi e kishte abuzuar seksualisht për muaj të tërë. Kjo rezultojë në një lëvizje bojkotuese kundra firmës H&M dhe ngriti dyshimet mbi kushtet e punës që kjo komani i ofron punonjësve të saj nëpër botë.

Firmat e modës “fast-food” po funksionojnë vetëm si pasojë e shfrytëzimit që ato i bëjnë grave. Këto firma po përdorin marifete promocionale duke u munduar të paraqiten si progresive kur në fakt, në vend që të punojnë për emancipimin e grave siç ato pretendojnë, ato po i përdorin gratë duke shfrytëzuar fuqinë e tyre punëtore dhe vulnerabilitetin e atyre që jetojnë në vende të botës së tretë ku mundësitë për punë janë tejet të pakta.

Shitja e fustaneve për £4 është vetëm e mundur nëse i paguan punëtorët e tu tërësisht nën mesataren dhe për ironi të fatit, 8 Marsi duhet të na kujtonte ngritjen në protestë të grave Ruse pikërisht kundër këtij lloj shfrytëzimi.

Shumë pak ka ndryshuar nga viti 1917. Gratë në duart e këtyre kompanive po shfrytëzohen 365 ditë të vitit dhe një bluze plastike e ricikluar për ditën e 8 Marsit nuk do ta ndryshojë këtë.

Moda ‘fast-food’ është një problem për gruan, çdo ditë të vitit.

Frankie Leach, gazetare dhe shkrimtare për modën e qëndrueshme, jep mendimin e saj rreth kryqëzimit mes feminizmit, modës ‘fast-food’ dhe zinxhirëve të prodhimit etik këtë 8 Mars 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026