“Protesta në Beograd, nga shërbimi sekret rus”, eksperti: Çfarë po ndodh në Serbi

28 Dhjetor 2023 | 11:18

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania, se është e çuditshme deklarata e kryeministres së Serbisë, e cila tha se informacionin për organizimin e protestës,  e ka marrë nga Shërbimi Ferderal Rus (FSB).

Sipas tij, kjo gjë ngre dyshime se shërbimet sekrete ruse, tashmë kanë zyra në Beograd dhe se  protestat e zhvilluara mund të përdoren për të legjitimuar disa veprime të tjera të Serbisë.

“Është interesante një element thelbësor, të cilin me apo pa dashje, Ana Bernabiç tha se informacionin për organizimin e protestës së mbajtur ditët e fundit e ka marrë nga shërbimi federal i Rusisë.

Pyetja është pse Shërbimi federal rus, ka zyra të sajat në Beograd? A do të thotë kjo se pas këtyre protestave ndoshta qëndrojnë elemente serbe dhe ruse, për të argumentuar këtu ndonjë skenar të mundshëm të Beogradit për të legjitimuar veprime që mund të ndërmerren nga ai”,-tha eksperti i sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026