Basha apo Berisha, kush është sot kryetari i PD? Avokati sqaron vendimin e GjL
Avokati Marsid Gupa tha në një intervistë për Euronews Albania se për sa kohë që vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë apelohet, atëherë kjo do të thotë se deri sa të shprehet Apeli, si kryetar i Partisë Demokratike, njihet Lulzim Basha.
Duke qenë se ditën e djeshme Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes së vulës dhe siglës së Partisë Demokratike, në Gjykatën e Apelit, sipas avokatit, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë e cila njohu si kryetar të PD-së Sali Berishën, nuk mund të hyjë në fuqi.
Gjykata e lartë kishte në tagër, që ose ta linte në fuqi, ose ta ndryshonte ose ti kthente vendimin për rigjykim në Shkallë të parë ose në Apel. Gjykata vendosi ta kthejë në Apel. N ë shkallë të parë është vendimi i zotit Zhukri, i cili statusin e Berishës, e mori dhe e bëri vendim gjyqësor. Me këtë vendim ai njohu kuvendin e 11 dhjetorit, të zotit Berisha.
Vendimi i Gjykatës së shkallës së Parë, nëse nuk Apelohet, merr formë të prerë, nëse Apelohet i ka pasojat “nul”. Kjo do të thotë se deri në këtë moment njihet kuvendi i zotit Basha dhe si kryetar njihet zoti Lulzim Basha, deri në momentin që do të shprehet Gjykata e Lartë. Përderisa Gjykata e Lartë e ka kthyer në Apel, kjo do të thotë se vendimi nga Gjykata e Shkallës së parë, ka disa kundërshtime ligjore dhe nuk është e saktë”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë