GJKKO shtyn sërish vendimin për masën e sigurisë për Berishën, zbardhet arsyeja
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë sërsih vendimin për dhënien e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në seancën e mbajtur këtë të enjte, GJKKO vendosi që vendimi të jepet ditën e shtunë në orën 12:00.
Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të Berishës për përjashtimin e gjyqatres Irena Gjoka, e cila sipas tyre është në kushtet e konfliktit të interesit me ish-kreyministrin, për shkak se ky i fundit e ka shkarkuar në vitin 1996.
GJKKO në një njoftim publik theksoi se shtyrja bëhet për t’i dhënë mundësi mbrojtjes të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.
“Seanca shtyhet për ditën e shtunë më 30 dhjetor, për t’i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues”, njofton GJKKO.
Kujtojmë se SPAK kërkoi që Berishës t’i caktohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, si dhe të mos i lejohen komunikimet me persona jashtë familjes.
Si parapërgatitje për këtë vendim të GJKKO, Berisha nga ana tjetër në 5 ditët e fundit ka bërë disa lëvizje. Fillimisht ka nisur një proces riorganizimi të partisë që tashmë do duhet të funksionojë në këto kushte të reja që Berisha nuk do mundet të dalë nga banesa. Po ashtu, janë shtuar kontaktet me grupimin e Bardhit për të mundësuar një koordinim të aksionit opozitar edhe përtej Kuvendit.
Ish-kryeministri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi sa i takon privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë