“Gjakderdhje në Kosovë dhe Bosnjë?” Analisti: Ja si do të nisë gjithçka

29 Dhjetor 2023 | 12:44

Deklarata e ambasadorit rus për Kosovën i cili tha se “do të ketë gjakderdhje jo luftë gjithëpërfshirëse” dhe ajo e Dodik i cili tha se do kërkojë shkëputjen e republikës Srpska, kanë ngritur shqetësime të shumta në rajon pasi kjo do të krijonte konflikt e gjakëderdhje në Bosnjë-Hercegovinë.

Analisti Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se Milorad Dodik, ndan të njëjta interesa me Vuçiç dhe se Republika Srpska mund  të jetë guri i parë i dominosë.

“Zoti Dodik është i ndarë në interesa me zotin Vuçiç, për fatin e madh në javët e fundit, Vuçiç është munduar që ta përdorë për interesat e veta dhe Dodik ka përdorur forcën e Vuçiç për të treguar që mund të ketë peshë në atë që do të bëjë. Mendoj se kjo mund të jetë pak e vështirë, por nuk është e pamundur.

Serbia ka një gjuhë shumë më agresive me federatën e Bosnjës. Me Malin e Zi ndikimin do e shikojmë kur partia e Mandic të marrë edhe tre ministri të tjera. Në rastin e Republikës Srpska, unë mendoj se është guri i parë i dominosë i cili pritet të sjellë zhvillime. Unë uroj që forca e Bashkimit Europian fillimisht ta pezulloj, ose ta shty sa  më shumë në kohë por e shikoj që është jashtëzakonisht e vështirë”, -tha Ben Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026