Luarasi: Gratë kanë vetëvlerësim më të ulët se burrat, krahasimi është mes liderëve
Pedagogia Iris Luarasi është shprehur se gratë kanë vetëvlerësim më të ulët se burrat.
Komentet Luarasi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit.
Ajo tha se ky konkluzion ka dalë në bazë të një studimi për gratë në Europë, që sipas saj, ka bërë krahasimin mes grave lidere dhe burrave lider.
“Studimi që unë iu referova, është fakt që gratë kanë vetëvlerësim më të ulët sesa burrat. Kjo nuk ka lidhje me pjesën që t’i të fryhesh kot, ka lidhje me pjesën e vetëvlerësimit me atë që ti ke arritur. Ti je një drejtoreshë dhe ke vlerësim më të vogël se një drejtor.
Ti je drejtoresh sepse ke punuar mirë për të arritur atë pozicion. Është krahasimi mes një gruaje lidere dhe një burri lider. Këtu po i referohem grave në Europë, ku besoj se edhe ne bëjmë pjesë”, tha Luarasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar