Sot shpallet vendimi për Berishën, avokatët mbërrijnë në GJKKO, flet Mëngjesi
Ditën e sotme në orën 12:00, pritet që GJKKO të shpallë vendimin për masën ndaj Sali Berishës.
Burime bëjnë me dije se në Gjykatë kanë mbërritur dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Ky i fundit ka dhënë një deklatë për mediat ku është shprehur se kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e kanë dërguar në formën që e parashikon ligji, ndërkohë ditën e djeshme GJKKO ka bërë me dije se për këtë çështje avokatët e Berishës nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë.
“E kemi dërguar kërkesën për zv.përjashtimin e gjyqtares në formë që parashikon ligji. Tani erdha për të tërhequr vendimin. Sapo mora vendimin e parë të Rudina Palloit për refuzimin e përjashtimit. Tani njoftova sekretarinë për kërkesën që kemi nisur me postë. Por pres marrjen e provave, mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar