“Vuçiç po lutet për kthimin e Trump”,Ramabaja: Çfarë pritet të ndryshojë për Kosovën

5 Janar 2024 | 12:35

Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po shpreson se nëse Trump kthehet në pushtet kjo do ta ndihmojë në krijimin e një bote serbe.

Kjo sipas Ramabasë do të ishte një mënyrë që Serbia të heqë dorë nga mbështetja pro ruse dhe të rreshtohet nga Perëndimi, por një gjë e tillë do të sillte destabilizim në të gjithë rajonin.

“Serbia po pret të marrë lëshime më të mëdha nga perëndimi, konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur merren me krijimin e botës serbe, pa Kosovën respektivisht pa veriun e Kosovës, përjashtohet mundësia që Serbia të heq dorë nga orientimi i saj thuajse dy shekullor pro rus dhe kësaj radhe të rreshtohet pro perëndimit.

Por ky do të ishte çmimi më i madh që do duhet të paguante rajoni në tërësi dhe në veçanti Bosnja dhe Mali i Zi. Harta politike e europës ka gjasa të ndryshojë shumë. Vuçiç e beson shumë këtë ide, madje beson shumë se rikthimi i Trump mund t’i sjellë favore të kësaj natyre. Gjasat janë që këtë ç3ështje ta rrumbullakojë me administratën e Bidenit”,-tha Ramabaja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026