Spahiu: Rama-Berisha po përfitojnë nga mungesa e ambasadorit të SHBA
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Ai tha se si lideri i qeverisë edhe dy liderët e opozitës, Berisha dhe Meta, po përfitojnë nga mungesa e ambasadorit amerikan në Shqipëri, e po shpresojnë që ardhja e tij të vonojë sa më shumë.
Kjo sipas Spahiut vjen pasi mungesa e ambasadorit amerikan e ka zbehur presionin politik ndaj tyre
“Rama, Berisha dhe Meta shpresojnë që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vonohet në senat. Shqipëria të jetë pa ambasador amerikan gjatë 2024. Mungesa e ambasadorit amerikan e ka zbehur presionin politik ndaj tyre.
Dihet qartë që fundi i mandatit politik ishte një përplasje shumë e fortë mes Edi Ramës dhe Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut. Rama nuk donte Altin Dumanin, fundi ishte deklarata e Ministres së Jashtme e cila deklaroi se Yuri Kim i ka mbaruar mandati dhe do zëvendësohet dhe të gjithë këta dëshirojnë që Uashingtoni të jetë me gjysmë këmbe në Shqipëri dhe të jenë jashtë presionit amerikan sepse çmontimi nga dhe nxjerrja nga politika e Berishës dhe Metës shpejton rënien e regjimit të Edi Ramës.
Strategjia e Uashingtonit dhe e ndërkombëtarëve është që të çmontojnë estabilshmentin politik”,-tha juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë