Aksidentet rrugore përgjakin Shqipërinë, propozohen ndëshkime të rrepta për abuzuesit
Aksidentet rrugore kanë marrë shumë jetë njerëzish përgjatë vitit që lamë pas. Të dhënat e publikuar kanë vënë në lëvizje strukturat shtetërore, të cilat janë detyruar të propozojnë ndryshime të rrepta në Kodin Rrugor me qëllimin për të frenuar aksidentet e përgjakshme.
Kjo çështja ka ulur në tryezë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, ministren e Infrastrukturës Belinda Ballukun, shefin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, por edhe kryebashkiakë dhe ekspertë të fushës së sigurisë rrugore.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku pohoi se 2020 është shpallur si viti i ndërgjegjësimit mbi sigurinë rrugore, ndërsa apeloi tek përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën rrugore.
Por çfarë parashikojnë propozimet për Kodin Rrugor? Për t’i bërë balle problematikave që hasen në rrugë, strukturat shtetërore kanë propozuar që të shumëfishohen gjobat për përdorimin e celularit, parakalimin e gabuar dhe mos respektimin e përparësisë.
Po ashtu u bë me dije se do të ngrihet një qendër për monitorimin e akseve rrugore, të cilat do të pajisen me kamera. Gjithashtu në takim u diskutua edhe mundësia e zhvillimit të testit të drogës për shoferët, ku dhe do blihen pajiset përkatëse.
Sipas të dhënave të publikuara nga struktuarat shtetërore bëhet me dije se përgjatë vitit 2019 kanë humbur jetën 227 persona në 12 qarqet e vendit. Kryeqytetit i vendit,Tirana, kryeson listën e qyteteve të Shqipërisë me 50 të vdekur e ndjekur nga qytetet si Durrësi e Fieri.
Ky vit është shpallur viti i sigurisë rrugore dhe në ditët në vijim pritet të ketë tryeza të tjera për konkretizimin e masave që do të ndërmerren.

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant