Eksperti zbulon planin e Macron: Ja përse zgjodhi një kryeministër më të ri

10 Janar 2024 | 11:52

Selam Hajrizi ekspert i çështjeve ndërkombëtare ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të komentuar zgjedhjen e presidentit francez Emmanuel Macron i cili ditën e djeshme emëroi si kryeministër 34-vjeçarin Gabriel Attal.

Ky i fundit përveçse është kryeministri më i ri ndonjëherë në Francë, është edhe i pari kryeministër homoseksual.

Hajrizi tha se kjo zgjedhje vjen pasi Macron do të rikthejë stabilitetin politik në Francë, ndaj ai ka zgjedhur të ketë në krah njeriun më besnik ndaj figurës së tij. Me anë të Attal, Macron synon një përballje më të mirë me opozitën.

“Me këtë kryeministër të ri, presidenti Macron mundohet të ballafaqojë opozitën, sidomos zotin Le Pen dhe kryetarin e partisë Jordan Bardella, garant i zonjës Le Pen. Ai do paraqitët në zgjedhjet europiane pas disa muajsh. Jordan Bardella është edhe më i ri se kryeministri aktual ai është vetëm 28 vjeç, ndërsa Gabriel Attal është 34-vjeçar dhe është një kryeministër i cili ka pasur pozita shumë të rëndësishëm në qeverinë e Macron”,-tha Selam Hajrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026