Bashkimi i Ekonomisë dhe Kulturës në një ministri, Rama shpjegon arsyet e vendimit
Kryeministri Edi Rama shpjegoi gjatë ditës së sotme vendimin për bashkimin e ekonomisë, inovacionit dhe kulturës në një ministri.
Komentet Rama i bëri gjatë mbledhjes së qeverisë në Lezhë, për prioritetet e vitit 2024.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ministria e re nuk është krijuar për të larguar Elva Margaritin nga posti i ministres, por sipas tij, ishte një nevojë.
Rama tha se në kushtet e tanishme, me rritjen e numrit të turistëve, duhet një ministri ekonomie që të shoqërojë biznesin në nevojën për inovacion
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Pse e keni larguar zonjën Margariti dhe si do të kompozohet një ministri me ekonominë, kulturën dhe inovacionin?
Rama: Ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margariti e cila ka bërë detyrën e vetë në krye të Ministrisë së Kulturës, por për të krijuar strukturë të re që unë i kam shpjeguar në relacionin drejtuar presidentit e republikës dhe që kanë të bëjnë me nevojën e jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicional, në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucional që mbulon ekonominë, ka nevojë për një shtysë të re të fortë, sepse janë disa sfida që kërkojnë një vëmendje të veçantë.
Në kohën kur inovacioni është në ekonomi dhe kërkon një udhëheqje dhe orientim të drejtëpërdrejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë, përveçse një ministri ekonomie që duhet të shoqërojë edhe biznesin në nevojën për inovacion dhe jo vetëm të…. Ne kemi pasur një qeverisje të kjoskëzuar, një shtet të kjoskëzuar dhe viktimë është inovacioni.
Është investuar në inovacion edhe më parë, por janë krijuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Pse Parlamenti u godit me lehtësi nga armiqtë tanë kibernetik? Sepse ishte jashtë sistemit, ishte një kjoskë dixhitale. Ne kemi shumë kjoska të tilla që janë jashtë kompetencës së sistemit tonë ekzekutiv. E patë çfarë i bënë ukrainasit dje Rusisë, përmes një sulmi kibernetik, i morën peng një pjesë të madhe të Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni