Zbardhet vrasja e bosit shqiptar të kazinove, autori në burg për dy vrasje të tjera

11 Janar 2024 | 13:25

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin mafioz të shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Orhan Bajrami, i cili u ekzekutua në një atentat më 15 korrik 2023, gjatë kohës që ishte me pushime në Kalkidhiki.

Atentati u krye nga një skuadër prej disa personash, të cilët qëlluan për vdekje me një pistoletë zastava të kalibrit 7.65 mm, Ohran Bajramin, si dhe plagosën rëndë bashkëshoqëruesin e tij Sead Sezlovijk.

Prej hetimeve rezultoi se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Policia mundi të identifikojë autorin pasi vetëm rreth 300 metra më tej nga vendi ku u ekzekutua Orham Barjami u gjetën pistoleta zastava me 5 fishekë, një palë doreza, size të errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar.

Nga analiza laboratorike e këtyre sendeve me metodën e AND-së, hetuesit grekë dolën në përfundimin se Gani Tusha ishte padiskutim ekzekutori i Bajramit.

Autori, Gani Tusha

Policia greke thotë se Tusha mbahet në një burg të Shkupit pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua fill pas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki, por deri tani nuk ishte akuzuar për këtë krim. Ndaj tij u lëshua urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim.

Kujtojmë se viktima, Orhan Bajrami, ishte një biznesmen i njohur në fushën e kazinove në Maqedoninë e Veriut.

Ai dyshohet se lideri i bandës rivale me autorin, ku konfliktet kishin lindur për shkak të trafikut të drogës.

Viktima Orhan Bajrami

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026