“Gripi prek rrugët e frymëmarrjes”/ Në spitalin e Sarandës 150 vizita në 1 javë
Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka rritur numrin e virozave, të rritur dhe fëmijë po i drejtohen spitalit të Sarandës për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Në poliklinikë fluksi i pacientëve është lehtësisht i dukshëm, kryesisht moshat më të mwdha janë më të ndjeshëm ndaj virozave që prekin rrugët e frymëmarrjes. Gjatë një jave kryhen së paku 150 vizita.
“Ka patur plotë raste me viroza të shoqëruara me dhimbje koke, me tështima, me rrjedhje të hundëve, dhimbje grykësh, kollë, përgjithësisht këto kanë qen simptomat e shprehura nga pacientët. Ka fluks, fluksi vjen duke u rritur, pra që nga fillimi i janarit deri tani fluksi ka ardhur duke u rritur, i menaxhueshëm në gjykimin tim.”-tha Naeda Gaçi, mjeke e përgjithshme.
Virozat stinore nuk kanë përjashtuar as më të vegjlit, më të prekurit janë nga dy muaj deri në 5 vjec, dhe grup moshat shkollore. Edhe tek fëmijët sipas mjekes pediatre virozat prekin rrugët e frymëmarrjes.
“Ka fluks të fëmijëve nga mosha 2 muajsh deri në 5 vjec, dhe fëmijët e moshës shkollore , nga 6-12 vjeç. Më shumë viroza respiratore të cilat, kanë si klinikë kollën, temperaturën deri në 38, por ka dhe raste më agresive. Nga kostatimi i këtyre sëmundjeve dalin fëmijë me brinshite akute me bronkiite, me bronkopleumoni”-Natasha Koka, mjeke pediatre.
Në Sarandë mjekët bëjnw apel, për higjenë, distancim social dhe konsultën me mjekun në momentin e shfaqes së simptomave klinike.
“Këshilla për njerëzit është të ruajnë kushtet higjeno sanitare, mundësisht distancimi nga njerëzit e afërt dhe të vishen sa më ngrohtë. Të vijnë pranë mjekut, që në momentet e para që ndjejnë shenja virozë”-tha mes tjerash Gaçi.
Po ashtu nuk përjashtohen edhe rastet pozitive me Covid-19, por nuk dominojnë mbi rastet me virozat stinore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk