Kryeministri britanik vizitë në Ukrainë, dalin fotot e tij nga treni për në Kiev

12 Janar 2024 | 11:08

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë gjatë ditës së sotme.

Sunak tashmë ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku do të diskutojë për financimin ushtarak për vendin.

Nga fotografitë e nxjerra nga mediat e huaja, mësohet se udhëtimin Sunak e bëri me tren me Zëvendës Shefin e Shtabit të Mbrojtjes, gjeneralmajor Gwyn Jenkins.

Korrespondenti politik i Sky News, Rob Poëell shpjegon se Mbretëria e Bashkuar po njofton një “rritje të re të madhe në fondet ushtarake për Ukrainën – që do të shkojë në 2.5 miliardë paund në vitin e ardhshëm financiar”.

Ai thotë se do të ketë gjithashtu një “nënshkrim midis Rishi Sunak dhe Presidentit Zelenskyy të një partneriteti MB-Ukrainë për Bashkëpunimin e Sigurisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026