Spahiu: Basha s’mund ta ngrejë PD e re me ata që kanë 30 vjet idhull Berishën
Jursiti Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mund ta ndërtojë sërish Partinë Demokratike me të njëjtët persona që për 30 vite “kanë adhuruar” Berishën.
Sipas tij Lulzim Basha nuk arriti të rritej mjaftueshëm si figurë që të ishte kandidat i denjë për kryeministër, pasi qëndroi nën hijen e Berishës dhe “e sulmoi” atë vetëm kur SHBA e nxori “non grata”.
Sipas tij PD-ja zyrtare e drejtuar nga Basha mund të rindërtohet vetëm me njerëz që janë larg “berishizmit”, pasi elektorati i Berishës do vetëm Berishën.
“Çështja është të ndahesh nga Berishizmi. Unë ende shikoj tentativa për të marrë elektoratin e Berishës. Këta nuk kanë kuptuar se kush do Berishën do dojë vetëm Berishën, i lirë, në arrest shtëpie apo në burg, ata prapë atë do mbështesin. Është pikëpamje shumë e gabuar e PD-së zyrtare, ajo mund të ketë sukses vetëm nëse e ringre Partinë Demokratike me anti-Berishistë. Nëse mendojnë se do marrin pjesë të byrekut të Sali Berishës do humbasin kohë kot”,-tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor