“Kushdo që jeton në fshat quhet i vetëpunësuar”, Lapaj: E ulin numrin e të papunëve

14 Janar 2024 | 21:59

Aktivisti dhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha në “Review” në Euronews Albania se Shqipëria ka numrin më të lartë të papunësisë në Europë, por nga shifrat e publikuara del 9% më lart se Franca.

Sipas Lapaj kjo ndodh pasi çdo person që jeton në fshat konsiderohet i vetëpunësuar dhe ky është një sistem që nuk e ka asnjë vend tjetër.

“Ne kemi papunësinë më të madhe ne Europë. Unë e besoj fort këtë. Por në statistika dalim më mirë se Franca 9%, mblidhi shifrat gjithë ditën, nuk arrin ta gjesh pse. Pse ndodh kjo?

Ne kemi një formulë unike, që kushdo që jeton në fshat në këtë vend konsiderohet i vetëpunësuar”,-tha Adriatik Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026