“Drogë në konserva peshku ose në lodrat e fëmijëve”-gazetarja tregon skemën

15 Janar 2024 | 08:26

Dy persona janë vënë në pranga pasi trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga ShBA, në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro nqs do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.

Gazetarja Bleona Metushi, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se ka pasur raste që droga vinte nga Kanadaja në konserva peshku ose në lodra fëmijësh.

Ajo foli dhe për rastet me të reja, ku droga dërgohet në vende të tjera me postë.

“Në rastin konkret lënda narkotike e sjellë nga SHBA dhe sipas hetimeve është nisur nga Çikago, ka qenë e paketuar dhe në qese. Në rastin e Kanadasë, droga kamuflohej në konserva peshku apo në sende të tjera metalike. Ka pasur raste dhe në lodra fëmijësh. Dërgimi me postë i lëndës narkotike janë të përdorura. Është një formë e re që është duke u hetuar”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024