Ndotja e ajrit në Shqipëri, më të rrezikuar janë personat që kanë probleme me frymëmarrjen
Shqipëria nuk renditet mes vendeve me ndotje në nivele të larta të ajrit. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se ajri është i pashëndetshëm për ata persona të cilët cilësohen të ndjeshëm dhe që shfaqin probleme në rrugët e frymëmarrjes.
Megjithatë në raportin e fundit të OKB cilësohet se qytetarët në rajon janë të ekspozuar në disa nga përqendrimet më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë, një nivel rreth 5 herë më i lartë sesa direktiva e Bashkimit Evropian.
Organizata e Kombeve të Bashkuara nxit qeveritë të ndalojnë përdorimin e automjeteve të vjetra, të forcojnë rregulloret mbi emetimet e industrive dhe termocentraleve, duke u fokusuar më tepër në energjinë e pastër.
Termocentralet e qymyrit, makinat e vjetra dhe djegia e drurëve për ngrohje po kontribuojnë në qarkullimin e një ajri plot toksina qe po na vret në heshtje.
Situata problematike dhe alarmante është raportuar edhe në Kosovë, ku një ditë më parë Instituti i shëndetit publik ftoi qytetarët që të evitojnë daljen e panevojshme.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant