1 shqiptar në krye të Maqedonisë së Veriut, analisti: Ja pse u zgjodh Talat Xhaferi
Nga janari 2024, Maqedonia e Veriut do të ketë dhe një kryeministër shqiptar, çka tregon për ndryshimin rrënjësor të vendit që shumë kohë më parë ishte përfshirë nga luftëra ndëretnike.
Marrëveshja e koalicionit qeveritar mes BDI dhe LSDM përcaktonte që në krye të qeverisë teknike para zgjedhjeve të ishte një kryeministër shqiptar nga radhët e BDI, që zgjodhi Talat Xhaferin për këtë post.
Analisti nga RMV Seladin Xhezairi tha në një intervistë për Euronews Albania se një kryeministër shqiptar për herë të parë në historinë e RMV është shprehje e avancimit të pozicionit të shqiptarëve në këtë vend.
Sipas tij, zgjedhja e Talat Xhaferrit në këtë post është simbolike nga ana e liderit të BDI, Ali Ahmeti si ish-pjesëtar i UÇK për të treguar se nuk ka hequr dorë nga kauza për t’i bërë të barabartë shqiptarët në të gjitha sferat e jetës.
“Rolin kryesor për zgjedhjen e tij e ka pasur Ali Ahmeti, që simbolikisht ka dashur të pasqyrojë angazhimin e tij në strukturat e UÇK, e shoh si kauzë të Ahmetit se nuk ka hequr dorë nga kauza që shqiptarët të jenë të barabartë. Xhaferi shihet si një nga kryeparlamentarët më të suksesshëm të vendit dhe ka qenë pjesë e strukturave të UÇK në 2001, që shihet si simbolikë për t’i bërë të barabartë shqiptarët në të gjitha sferat e jetës”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet