Shpërthimi në Mitrovicë, eksperti: Ja si Serbia po përdor grupet kriminale
Një shpërthim ka ndodhur në veri të Mitrovicës pak para mesnatës së djeshme.
Një granatë dore është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik, duke plagosur dy persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania tha se nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një konflikt mes grupeve kriminale serbe, që është tentuar të shitet si një konflikt ndëretnik për t’u përdorur nga Serbia.
“Mbrëmë ishte një ngjarje që lë të nënkuptohet se ka pasur që grupet kriminale serbe ta paraqesin si një konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve, por ky mund të themi që është një konflikt mes grupeve kriminale serbe që kanë pasur për qëllim sqarimin e hesapeve për lëndët narkotike. Të lënduarit janë nga komuniteti serb, ngjarja është paraqitur sikur ka ndodhur një konflikt ndëretnik që kjo gjë të përdorej nga Serbia për qëllime politike, por hetimet e policisë kanë zbuluar se bëhet fjalë për konflikt mes grupeve kriminale të të njëjtit komunitet”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur