Pse na kushton shëndetësia? Mjeku: Ka korrupsion, shqiptarët paguajnë çdo gjë
Shqiptarëve ju kushton shtrenjtë çdo ditë që kalojnë të sëmurë. Raporti i OBSH, vuri në dukje se në vendin tonë, pacienti paguan 60% të shpenzimeve nga xhepi, shifër kjo më e larta në raport me të gjitha vendet e Evropës.
Profesor Pirro Prifti, mjek reanimatorë, thotë se shkak i këtyre kostove të larta janë politikat e gabuara nga njerëz jo profesionist. Ai thotë se një pjesë e parave nga xhepi shkon për analiza pasi koncesioni i laboratorëve nuk mbulon çdo gjë.
“Edhe PPP-ja për analizat shërben vetëm për të… nuk kemi një qendër laboratorike, për analizat publike. I kanë qendrat shëndetësore, por vetëm për analizat bazë. Të tjerat jemi të detyruar ti bëjmë në privat”,-tha mjeku.
Por ai shkon edhe më tej kur akuzon që shërbimi spitalor është ai që na kushton më shumë. Ku ne paguajmë nën dorë mjekun, dhe më tej analizat dhe ilaçe.
“Nuk ka kontroll të shërbimit shëndetësor nëpër spitalet publike. Nuk ekzistojnë. Mjekët janë kthyer në privat. Aty vizitohesh, të merr lekët, shkon në shtëpi. Analizat i bën në privat. Ndonjëherë edhe ilaçet i marrim në farmaci, këto që janë të huaja, sepse ka mungesa.
Sigurimet shëndetësore që shqiptarët paguajnë nuk mbulojnë shumë shërbime. Duke na lënë përballë zgjedhjeve të vështira për shërbime shëndetësore që ndonjëherë nuk ofrohen në publik dhe në privat kushtojnë shtrenjtë, tarifë e cila duhet paguar e gjitha nga xhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta