“Vajza donte të vetëvritej”- Dëshmia tronditëse: Djali dëshmitar i përdhunimeve
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja që 50-vjeçari Fatmir Tarellari, kreu ndaj kunatit të tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.
Në dëshminë e dhënë përara hetuesve, 50-vjeçari ka deklaruar se vajza e mitur është përdhunuar në banesë në prani të vëllait të vogël, i cili sot është 9-vjeç.
“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, në banesë ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç.
Kunati e linte vetëm djalin dhe shkonte me vajzën në dhomën tjetër të cilën e mbyllte me çelës”, tha Tarellari.
50-vjeçari u shpreh thellësisht i shqetësuar për shëndetin mendor të të bijës, duke nënvizuar se 18-vjeçarja ka arritur dhe në pikën ku ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mua. Duhet ta mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën ku ka tentuar dhe vetëvrasjen. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka deklaruar Tarellari.
Gjithashtu ai kërkoi në gjykatë që të lirohej nga burgu pasi është i vetmi person që mund të kujdesej për vajzat dhe djalin e mitur 9-vjeç.
“Fëmija 9 vjeç dhe vajza studente në Universitet, varen vetëm nga puna ime, pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër”, tha ai përpara gjykatës.
Duket se trupa gjykuese ka marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhet familja e 50-vjeçarit dhe ndryshoi amsën e sigurisë ndaj tij nga “Arrest në burg”, në “Arrest në shtëpi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA