Ekzekutimi i mafiozit grek, Policia dyshon se vrasësit erdhën nga një vend i ish-BS
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e e mafiozit grek, 44-vjeçarit Vangelis Zampounis në Neo Kosmos.
Sipas mediave të huaja, Policia greke po përpiqet të përshkruajë profilin e autorëve të ekzekutimit.
Sipas Policisë, dyshohet se pas ekzekutimit mafioz kanë qenë vrasës të ardhur nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik.
Policia po shikon vazhdimisht videodokumentet e ekzekutimit të 44-vjeçarit Vangelis Zabounis jashtë karburantit të tij në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios në Neos Kosmos, për të zbardhur “rrëmujën” e çështjes dhe për të arritur te autorët.
Sipas raportit të SKAI-t, njëri prej vrasësve duket se është i trajnuar shumë mirë në përdorimin e të dyja duarve. Me njërën dorë mban dhe qëllon me kallashnikov dhe me dorën tjetër qëllon me pistoletë.
Ky trajtim, siç raportohet nga policia, i referohet trajnimeve të marra nga forcat e sigurisë të ish-Bashkimit Sovjetik. Prandaj policia sheh pas vrasjes së Vangelis Zampounis tipare të përbashkëta me rastin e vrasjes në Korydallos.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut