Vajza e Sanduloviç: E shijonin kur e rrahën, Vuçiç e donte të vdekur…
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht disa ditë më parë, ngjarje kjo e cila erdhi pas homazheve që kreu në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga ushtria sekrete serbe ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë
Klara Sandulovic, vajza e Sanduloviç tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se babai i saj është dhunuar në mënyrë barbare, pasi sipas saj Vuçiç e donte atë të vdekur.
“Është një qeveri që po bën vrasje politike, dhe ky është vetëm fillimi. Ai i ka parë të gjithë njerëzit që e dhunuan se shumica ishin pa maske, ka identifikuar Rakiç pasi ai ishte duke i bërë videon.
Rakiç sot është i sigurt në Serbi. Më duhet të përsëris se kjo është porositur dhe organizuar nga vetë Vuçiç, kënaqësia që ata kanë marrë kur kanë rrahur babanë tim. Shumica e njerëzve që e dhunuan kishin theks të serbëve të veriut të Kosovës”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor