“Një mësim i mirë për Serbinë”, Flet analisti serb që bëri foto me raketat e Kosovës

18 Janar 2024 | 13:17

Nenad Çanak analist në Serbi, pak ditë më parë publikoi një foto në X ku shihet duke mbajtur në krah një raketë Javelin, të cilën mësoi ta përdorte kur ishte në Kiev.

Çanak shkruante se kur raketat të mbërrijnë në Kosovë, atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë, duke iu referuar fuqisë ushtarake dhe avantazhit të Javelin.

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti serb u shpreh se ky vendim i SHBA për të pajisur me armët e tyre Kosovën është një mësim për Serbinë për t’u detyruar të ulet në tavolinën e negociatave.

“Mendoj se është një sinjal shumë i mirë se tani është më se qartë se çdo përpjekje për intimidim të Kosovës do të ndalet dhe kjo do të thotë se do të jetë më ë lehtë për NATO-n të ndërhyjë. Është mësimi më i mirë për Serbinë, sepse do heqë dorë nga idetë e ekstremizimit se mund të përdorë forcën brutale dhe se çdo gjë duhet të shkojë përmes negociatave që u ndërprenë vitin e kaluar. Asgjë nuk mund të bëhet duke përdorur forcën, nuk shoh arsye pse Serbia duhet ta shohë veten të kërcënuar nga këto armë mbrojtëse. Javelin nuk janë programuar për të sulmuar, po për t’u mbrojtur nga tanket. Është një përpjekje për të çuar palët në negociata, të vetmet që mund të zgjidhin këtë situatë të rëndë”, tha analisti serb.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026