Kaso: Qeveria nuk ka bërë “detyrat e shtëpisë” për çështjen e votimit të emigrantëve
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi kaso tha në një intervistë për Euronews Albania se votimi i emigrantëve, ka mbetur pezull, pasi sipas tij, qeveria “nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë”.
Sipas tij qeveria duhet të kishte një pasqyrim të qartë të gjithë shtetasve të cilët jetojnë jashtë e të kishte hartuar regjistrin se ku këta shtetas jetojnë.
“Partia Demokratike ,ka kërkuar me orë dhe ka arritur të imponojë si çështje kryesore në tryezën e reformës zgjedhore çështjen e votimit të shtetasve shqiptar me banim të përhershëm jashtë vendit.
Me këmbënguljen e opozitës është miratuar edhe një ligj në atë kohë, i cili përcaktonte disa detyrime, qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të hartuar regjistrin e shtetasve me banim të përhershëm jashtë vendit, pra të bënte detyrat e shtëpisë që t’i identifikonte këta shtetas. Sa shqiptarë janë me banim të përhershëm jashtë vendit, ku janë?
Në mënyrë që të ngrihej e gjithë infrastruktura dhe i gjithë sistemi për ti mundësuar këtyre shtetasve që të votojnë në vendin ku ata të zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe ku jetojnë në mënyrë të përhershme.
Sigurisht kjo gjë nuk u bë me qëllim përpara zgjedhjeve të vitit 2021. çështja ka ngecur te detyrat e shtëpisë që nuk ka bërë qeveria, sepse nga 800-1 milionë shtetas shqiptar të identifikuar që janë jashtë, qeveria kishte mundur të regjistronte para zgjedhjeve të vitit 2021 vetëm 3 mijë shtetas”,-tha Ivi Kaso.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik