“Shfryhet” dosja ndaj Rrajave, lirohen 3 të arrestuarit për dhunën ndaj fisit Maja
Janë liruar nga qelia 3 nga pjesëtarët e fisit Rraja, të cilët u arrestuan pas konfliktit dhe dhunës të ushtruar ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shtetasit Andi Rraja Ineid Rraja dhe Eni Kullaj.
Bëhet me dije se masa “Arrest në burg” për tre nga të pandehurit është shuar për shkak të tejkalimit të afateve.
Ndërkohë që në lidhje me këtë dosje vijojnë të jenë të shpallur në kërkim shtetasit Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për anëtarët e fisit Rraja, të cilët akuzohen për dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja në muajin korrik.
Ata janë dërguar në gjyq me akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “kanosje”.
Megjithëse kushërinjtë Maja kërkuan ekspertim të ri mbi dëmtimet e dhunës barbare, grupi i ekspertëve që e hartoi doli në konkluzionin se dëmtimet janë kryer me mjet të fortë prerës, por nuk janë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit.
Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.
Dhuna ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja erdhi pasi këta të fundit denoncuan shkatërimin e banesave të tyre nga gurorja e Rrajave në Borizanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve